Thursday, February 4, 2010

Gërdeci, Gjykata liron Veiz Muçën: Arrestimi i paligjshëm

TIRANE – Gjykata e kryeqyteti e konsideroi sot të paligjshëm arrestimin e ish-përgjegjësigt të fabrikës së Gërdecit Veiz Muça i cili u vendos në pranga tri ditë më parë me akuzën e dëshmisë së rreme në gjyq.
Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, trupi gjykues vendosi lirimin e të arrestuarit dhe lënien e tij në gjendjen “detyrim paraqitje” deri në fund të hetimeve.
Veiz Muça, ish përgjegjës në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec, u arrestua në ambientet e gjykatës së Tiranës tri ditë më parë.
Arrestimi i tij u kërkua nga prokuroria pasi dëshmitari mohoi punësimin e fëmijëve të mitur në fabrikën e Gërdecit ndërsa tha se aty kishte edhe rregullore të mirëfilltë për kushtet e punës.
Sipas prokurorisë, këto thënie nuk janë të vërteta dhe deklarimet e Veiz Muçës, përbëjnë veprën penale të “dëshmisë së rreme”. (Lajmifundit.com)