Thursday, February 4, 2010

Identifikohet viktima e Liqenit të Tiranës, policia: Grua e vetëmbytur

TIRANE – Eshte identifikuar sot rreth mesditës, kufoma e një gruaje e cila u gjet në orët e mëngjesit në Liqenin Artificial të kryeqytetit.
Sipas burimeve zyrtare nga policia mësohet se viktima është shtetasja Virgjinushe Duka, rreth 50 vjeçe.
Mjekët ligjorë që kryen ekzaminimet hetimore thanë se kufoma nuk kishte shenja dhune ndërsa të afërmit kanë shpjeguar se ajo ka pasur problem depressive para se të largohej nga banesa.
Hetuesit e policisë thanë se e kanë konsideruar ngjarjen si një vetëmbytje. (Lajmifundit.com)