Wednesday, February 3, 2010

Krujë, gjendet 30-vjeçari, prej disa ditësh i vdekur

KRUJE – Një person i moshës rreth 30 vjeç, është gjetur sot i pa jetë në rrethinat e qytetit të Krujës.
Sipas burimeve nga policia mësohet se viktima kishte të paktën katër ditë i vdekur në momentin kur është gjetur sot nga familjarët e tij në një banesë.
Prej mëse një jave shtetasi Dritan Bajrami kishte humbur kontaktet me familjen e tij. Gruan dhe fëmijët ai kishte çuar tek prindërit ndërkohë qe vetë është larguar nga shtëpia duke thënë se do të kërkonte një banesë me qira për familjen.
Për mëse një javë ai nuk është bërë i gjallë ndërkohë që diten e djeshme, gjatë kërkimeve të tyre familjarët e gjetën viktimën në një banesë në periferi të Krujës.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes, tha se 35-vjeçari nuk kishte shenja dhune. Në lidhje me këtë ngjarje janë ngritur disa pista hetimi nga policia.
Hetuesit thane se ne banesen ku u gjet viktima, tubacioni i bomboles se gazit ka qene i hapur ndersa nuk ka pasur renie zjarri. (lajmifundit.com)