Wednesday, February 3, 2010

Ministri serb qëllon me shuplakë gazetarin në Parlament

SERBI – Një ministër i qeverisë serbe qëlloi me shpullë një gazetar kritik ndaj tij.
Protagonist i skandalit është ministri i Infrastrukturës në qeverinë serbë, Milutin Markonjiç.
Ai ka qëlluar me shuplakë gazetarin e një media tabloid të njohur publikisht për kritikat në adresë të ministrit.
Pas skandalit, ministri është justifikuar duke thënë se po kalon një periudhë jo të mirë, në të cilën “përdor mënyra të pazakonta për të komunikuar”.
Gazetari dhunuar, Milan Ladjevaç i ka bërë dje një pyetje ministrit ndërkohë që të dy ishin të pranishëm në parlament.
Objekt i pyetjes ishte seanca e komisionit parlamentar të trafikut dhe komunikacionit ndërsa po diskutohej restaurimi i një ure në qytetin e Beogradit. (lajmifundit.com)