Wednesday, February 3, 2010

Shqipëria asgjëson 90 mijë ton armë të vjetra brenda vitit 2014

TIRANE – Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka thënë se Shqipëria do të shkatërrojë të gjitha armët dhe municioneve të tepërta të vjetëruara deri në vitin 2014.
Ministri tha se kjo do të realizohet me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
Imami tha se operacioni i shkatërrimit të armëve dhe municioneve të tepërta do të bëhet duke shmangur rrezikun “sa të jetë e mundur”.
Associated Press citon sot në një artikull të saj, se një shpërthim masiv në një fabrikë municioneve pranë kryeqytetit të Tiranës, në vitin 2008 shkaktoi vrasjen e 26 personave dhe mbi 300 të plagosur.
AP më tej se Shqipëria, një vend ish-komunist, iu bashkua NATO-s vitin e kaluar, duke pasur rreth 90.000 tonë municione të tepërta të vjetëruara që janë depozituar në depot e ushtrisë.
“Autoritetet e vendit janë ende duke u përpjekur që të mbledhin më shumë se gjysmën e rreth 550.000 armëve, 839 milionë municioneve dhe 16 milionë pajisjeve shpërthyese të grabitura nga depot e ushtrisë gjatë një revoltë në vitin 1997. (Lajmifundit.com)