Thursday, February 4, 2010

Vrasësi i 3 vëllezërve në Vidohovë para gjykatës: Jam penduar

KORÇE – Autori i vrasjes së tre vëllezërve në Vidohovë të Devollit doli sot para gjykatës së Korçës dhe pranoi akuzën duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Besim Karaj tha para gjykatës se është i penduar për krimin që ka ndodhur.
Ai kërkoi gjykim të shkurtuar ndërsa refuzoi edhe mbrojtjen me avokat duke thënë se pranon aktet e prokurorisë në gjendjen që janë pa qenë e nevojshme shqyrtimi gjyqësor i provave që ndodhen në dosjen penale me akuzën e trefishtë ndaj tij.
Besim Karaj, 35 vjeç, i akuzuar për vrasjen e tre vëllezërve, Etlevan, Taulant dhe Xhilian Mulliri, tha se menjëherë pas krimit javën që shkoi, është larguar nga fshati Vidohovë duke ecur në këmbë.
“Kam ndjekur shinat e trenit në këmbë deri në Thumanë të Fushë Krujës. Atje kontaktova me familjen e vëllait, ata me bindën që të vetëdorëzohem në polici, pasi kjo ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë 35-vjeçari para gjykatës.
Togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg deri në fund të hetimit”. (Lajmifundit.com)