TIRANE – Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjenerali Agim Shehu, ka fituar në gjykatë 14 mlionë lekë në një padi të ngritur me kërkesën për ti paguar rrogën e munguar në vitet 1997-2008.
Padia e dëmshpërblimit është bërë pasi Agim Shehu fitoi gradën gjeneral e cila i ishte hequr me vendim të Presidentit të Republikës në qershor 2007, për shkelje të rregullores së ushtarakut duke braktisur detyrën dhe duke u larguar nga Shqipëria.
Pasi fitoi pafajësinë për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “dezertim” në vitin 2008 në Gjykatën e Lartë, Agim Shehu u kthye nga Gjermania dhe më pas depozitoi padi në Gjykatën e Tiranës kundër dekretit të presidentit të Republikës, i cili i kishte hequr gradën në qershor 1997.
Duke depozituar vendimin e pafajësisë dhe verdiktin e gjykatës që i ktheu gradën Gjeneral, Agim Shehu paditi Ministrinë e Brendshme duke kërkuar rrogën që do të duhej ti ishte dhënë që nga viti 1997 kur iu anulua grada madhore deri në vitin 2008 kur mori pafajësinë.
Agim Shehu ka argumentuar se akuzat ndaj tij kanë qenë të montuara politikisht ndërsa ishte larguar nga vendi “në kushtet e një rreziku serioz dhe kërcënimesh për sigurinë e jetës” pasi kishte paraqitur dorëheqjen ne mars 1997, duke rrëzuar kështu akuzat për dezertim nga detyra. (Lajmifundit)