Thursday, July 15, 2010

Abuzimet në detyrë, Thaçi shkarkon zv.ministrin e Transporteve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim që të shkarkojë nga detyra e zëvendësministrin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedaj.
Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton Zyra për informim e kryeministrisë.
Ky veprim i kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit. (Lajmifundit)