Wednesday, July 14, 2010

Korrupsioni, Gjykata liron nga burgu ish-drejtorin e Ministrisë së Ekonomisë

TIRANE – Lajmifundit – Gjykata e Lartë liroi nga arrestoi me burg ish-kryeinspektorin e kontrollit të karburanteve në Ministrinë e Ekonomisë Virgjil Joti, i akuzuar për korrupsion dhe marrje rryshfeti në shumën 17 mijë euro.
Vendimi është shpallur nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në Tiranë pak minuta më parë. Sipas këtij vendimi, ish-kryeinspektori i karburanteve në Ministrinë e ekonomisë, do të hetohet tani e tutje në masën “arrest shtëpie”.
Zyrtari i akuzuar për 17 mijë euro rryshfet të marra nga një biznesmen i gazit të lëngshëm duhet të qëndrojë në shtëpi, deri në përfundim të hetimeve ndryshe nga sa kishin vendosur gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli të cilat vendosën arrest me burg.
Ish-zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë u akuzuar për korrupsion pasi në një rast, dy vartës të tij i morën 17 mijë euro rryshfet një biznesmeni i cili kërkonte që inspektoriati ti jepte certifikatën e kontrollit të gazit në mënyrë të ta hidhte mallin në treg.
Biznesmeni që denoncoi në polici, tha se pa dhënë paratë, vartësit e Virgjil Jotit nuk i jepnin certifikatën e pronësisë duke i lënë mallin të bllokuar në port. Biznesmeni tha gjithashtu se kishte tetë muaj që paguante nga 10 mijë dollarë për kontrollin periodik të gazit por dy muaj më parë Virgjil Joti kishte dyfishuar shumën e rryshfetit që kërkonte ndaj kishte vendosur ta denonconte në polici.