Saturday, May 14, 2011

Mbyllet kutia e fundit, festë në PD e PS, pritet rezultati për Tiranën

TIRANE – Lajmifundit – Ka përfunduar numërimi i kutisë së fundit të votimit në njësinë nr.5 në Tiranë.
Ndërkohë që rezultati ende nuk është i qartë, pasi Basha ishte në avantazh me 56 vota në momentin e numërimit të kësaj kutie, festa ka nisur nga militantët e dy forcave politike.
Në selitë e PD dhe PS mbështetësit e këtyre forcave politike janë duke festuar. Në rrugë dhe në lokale njerëzit me flamuj kanë dalë duke festuar.
Në Tiranë ka pasur edhe fishekzjarre të hedhura ndërsa festa ka nisur që brenda palesstrës së shkollës Vasil Shanto ku po bëhet numërimi.