Thursday, September 22, 2011

EULEX po përgatit arrestimin e Fatmir Limajt?

Gjykata Kushtetuese ka shpallur aktgjykimin rreth çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë publikë. Aktgjykimi hyn në fuqi menjëherë, çka i jep mundësi organeve të drejtësisë që të arrestojnë zyrtarët për të cilët tashmë ekzistojnë aktakuza. Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, deputeti Fatmir Limaj është thirrur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Duket se EULEX dëshiron ta implementojë vendimin në lidhje me aktakuzën që tashmë ekziston ndaj z. Limaj për krime lufte. Sipas tij, ende nuk dihet nëse Gjykata do të vendos masën e arrestit ndaj Fatmir Limajt.
Ne diten e trete ne radhe, Limaj u paraqit serish sot para hetuesve te EULEX per te dhene deklarime.
Prej disa muajsh ekziston një fletëarrest për Fatmir Limajn në lidhje me disa akuza për krime lufte që lidhen me një qendër paraburgimi, që thuhet të ketë ekzistuar në fshatin Kleçk. Më parë, EULEX nuk ka mundur ta arrestojë atë për shkak të paqartësisë rreth çështjes së imunitetit.
Ky ngërç u zgjidh pasi që Qeveria e Kosovës, nën trysni të bashkësisë ndërkombëtare, e çojë këtë çështje për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Dy ditë më parë, Gjykata sqaroi se deputetët nuk i mbron imuniteti nga arrestimet e mundshme rreth padive penale apo civile. Tashti, kur aktgjykimi i Kushtetueses ka hyr në fuqi, rruga e EULEX-it për ta arrestuar Fatmir Limajn është hapur.