Thursday, September 22, 2011

Kosovë, gjykata: 30 ditë arrest shtëpie Fatmir Limajt

Gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj deputetit Fatmir Limaj. Avokati i tij, Tahir Rrecaj, ka bërë të ditur këtë lajm, duke theksuar se ende nuk dihen arsyet e marrjes së një mase të tillë.
“Kjo masë e arrestit është propozim i Prokurorit. Gjyqtari është pajtuar me këtë, për shkak se e ka vlerësuar gatishmërinë e Limajt për t`u paraqitur para Gjykatës sa herë ka pasur nevojë”, ka thënë Rrecaj. Ai ka thënë se pala mbrojtëse nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi. “Limaj dhe unë e respektojmë këtë vendim”, nënvizoi avokati i Limajt.
Ky i fundit, ditën e sotme pas seancës, është shoqëruar me veturat e EULEX-it për në shtëpinë e tij.