Thursday, September 22, 2011

Ruçi: Jo ligje të veçuara, tryezë për reforma të thella. Patozi: Kurs i ri, metoda të vjetra

Gramoz Ruçi në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste i kërkoi mazhorancës që të ulet në tavolinë me opozitën për të nisur reformat e mëdhaja. “Të ulemi të bëjmë një paketë për të luftuar kriminalitetin dhe kjo nis nga reforma në administratën e organeve që luftojnë krimin. Nuk duam emër të përveçëm për Avokatin e Popullit. Kur kemi qenë në pushtet kemi pasur dhe shumicën për të zgjedhur Presidetin dhe megjithatë jemi ulur në tryezë për të zgjidhur presidentin konsensual. Jemi gati të ulemi të diskutojmë për të gjitha institucionet e pavarura”, theksoi Ruçi. Sipas tij opozita nuk është për të votuar arrna por për të negociuar dhe vepruar sëbashku me mazhorancën. “Nuk jemi këtu të riparojmë se kush do të jetë hajduti i radhës në koncesion .. ne duam që koncesionet të mos ketë korrupsion, Korrupsionin nuk e zgjidh heqja e njeriut”, theksoi Ruçi. Homologu i tij demokrat Astrit Patozi deklaroi se vendimi i opozitës për të mos votuar ligjet është i kryetarit socialist Edi Rama. Ky i fundit sipas tij e urren parlamentin, ai ëndërron një parlament që i jep atij shumicën, një gjë që nuk do të ndodhë kurrë mesa duket. “Nëse do kishte kurs të ri, ajo pritej të ndodhte në këtë sallë”, u shpreh Patozi.