Thursday, September 22, 2011

Vlorë, digjet pranë stadiumit endacaku, policia: Para vdekjes piu vodka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:30 në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, në këtë kohë është marrë njoftim se në lagjen “Pavarësia” Vlorë mbas vendit të quajtur aneksi i stadiumit “Flamurtari” ka rënë zjarr dhe është djegur një person. Menjëherë është formuar grupi hetimor dhe është shkuar në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se sipër një vendstrehimi i cili ishte i mbuluar me ferra kishte rënë zjarr i cili ishte fikur nga zjarrfikësit dhe ishte gjetur një person i djegur.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima është shtetasi Ajet Cerciz Babaçi, vjec 44, lindur dhe banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Ky shtetas njihej si person pa një vendbanim fiks (endacak, vendbanimi I këtij përsoni ishte vendi ku u gjet), konsumator alkooli dhe vuante nga shëndeti mendor.
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprakisht konkludohet se viktima është djegur aksidentalisht. Në afërsi të tij janë gjetur edhe një shishe me pije alkolike (vodka), një çakmak dhe një radio dore dhe sende të tjera personale.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vlerësim e procedim të mëtejshëm.