Tuesday, April 10, 2012

Një i vrarë e një i plagosur në Pojan të Korçës, gjykata liron tre të ndaluarit

Gjykata e Korçës vendosi sot lirimin nga paraburgimi për gtre personat e ndaluar nga policia për ngjarjen e ndodhur në korrik 2011, ku në një banesë në fshatin Pojan, u vra shtetasi Ali zenel, 78 vjeç dhe u plagosur rëndë nipi i tij Ali Zenel, 43 vjeç.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të cilat thanë se gjykata e Korçës, urdhëroi lirimin e shtetasve Bledian, Edison e Marinel Demiri, citon lajmifundit.com.
Ata kishin rënë në pranga nga efektivat e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce. Pas ngjarjes së rëndë të korrikut 2011, Policia e Korçës në një informacion të përmbledhur deklaroi se ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen me dhunë të një 75-vjeçari në fshatin Pojan të këtij rrethi.
Shtetasit Edison Demiri 26 vjec lindur dhe banues ne Pojan-Korce, Marinel Demiri 25 vjec lindur dhe banues ne Pojan-Korce dhe Bledian Demiri 29 vjec lindur dhe banues ne Pojan-Korce, kanë rënë në pranga ndërsa policia njofton se ka filluar procedimi penal perkatesisht:
Per shtetasit Edison dhe Marinel Demiri per veprat penale “Plagosje e rende me dashje me pasoje vdekjen e kryer ne bashkepunim” parashikuar nga nenet 88/2 dhe 25 te Kodit Penal, ne dem te shtetasit Ali Zenel si dhe “Plagosje e lehte me dashje e kryer ne bashkepunim” parashikuar nga nenet 89 dhe 25 te Kodit Penal ne dem te shtetasit Petrit Ali Zenel.
Sipas policisë, per shtetasin Bledian Demiri (i cili eshte edhe nipi i viktimes) ka filluar procedimi penal per vepren penale “Moskallezim te krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit e mesiperm konkretisht Edison dhe Marinel Demiri, gjate oreve te para te mengjesit te sotem, ne fshatin Pojan, jane konfliktuar per motive te dobta ne banesen e shtetasit Petrit Zenel 43 vjec, duke e goditur me sende te forta dhe duke i shkaktuar demtime te lehta trupore, ndersa gjate konfliktit kane qelluar me grushta dhe sende te forta edhe babin e ketij te fundit shtetasin Ali Zenel 78 vjec duke i shkaktuar keshtu demtime te renda trupore i cili me pas ka gjetur vdekjen. Materialet e perpiluara per kete rast i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprime te metejshme.