Tuesday, April 10, 2012

Qetësohet situata në veri të Mitrovicës

Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës mblidhet sot për të diskutuar gjendjen e sigurisë në veri. Incidentet e ditëve të fundit e kanë tensionuar edhe më shumë situatën në atë rajon.
Policia e Kosovës megjithatë është në terren, edhe pse nuk i ka të gjitha përgjegjësitë për mbajtjen e rendit dhe ligjit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha para pak çastesh se nata në veri ka qenë krejtësisht e qetë.