Tuesday, April 10, 2012

Shemben 11 ndërtime pa leje në Sarandë

Inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar ka ndërhyrë me shembjen e 11 ndërtimeve pa leje në Sarandë. Vendimi është marrë nga bashkia e këtij qyteti pas verifikimeve të dokumentacionit përkatës.
Ky bashkëpunim i strukturave lokale me ato qëndrore vjen para sezonit të ri turistik, pasi Saranda është një nga pikat më të frekuentuara.
Ndërhyrjet e kësaj natyre nga INUK do të ndërmerren në çdo zonë, ku njësitë vendore do të vendosin për prishjen e objekteve pa leje, në përputhje me ligjin “për inspektimin e ndërtimit” dhe atë “për planifikimin e territorit”.