Tuesday, April 10, 2012

Vlorë, policia: Ja si i bllokuam 4.8 kilogramë heroinë në port


Policia e Vlorës me anë të një deklarate për median bëri të ditur rezultatet e aksionit të djeshëm të zhvilluar në portin e këtij qyteti kuë shtë kapur një sasi prej 4.8 kilogramë lëndë narkotike heroinë.
Burimet zyrtare thanë se ditën e djeshme rreth orës 17:00 është finalizuar me sukses operacioni i përbashkët i koduar “TREGTARI” ku si rezultat i të cilit u bë kapja dhe sekuestrimi i 4.840 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ermal Shyqyri Myrtaj, vjec 27, lindur e banues në Fier.
Nga strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se një shtetas do të trafikojë lëndë narkotike në drejtim të Italisë. Policia bëri me dije se nga puna e bërë për ndjekjen dhe verikimin e këtij informacioni dje rreth orës 17:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Kufitar Portual Vlorë është ushtruar kontroll i imtësishëm në automjetin tip Mercedes-Benz me targa FR 9753 B.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet, në pjesën poshtë fshirëseve të xhamit të parë janë gjetur të fshehura 9 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave ndodhej lënda narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti tip Mercedes-Benz. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.