Saturday, July 7, 2012

Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit: Ja plazhet shqiptare 100 për qind të pastra

Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit, Alfred Deshati, shprehet se do të vazhdojnë kontrollet kundër ndotjes akustike në gjithë vendin. Veç kësaj, bën edhe një panoramë të plazheve shqiptare këtë sezon turistik. Në një intervistë për Ora Neës, kryeinspektori i mjedisit shpjegon mbi kontrollet e mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut. Por shkon më përtej. Në bazë të disa informacioneve paraprake që ai ka edhe në Durrës janë bllokuar 4 subjekte. Vetëm në natën e mbrëmshme nga Vlora në Sarandë janë kontrolluar 30 e ca subjekte me gjoba përkatëse. “Aksioni do vazhdojë dhe nuk është e thënë se dukuria do zhduket. Është shumë e rëndësishme që gjithë institucionet të kuptojnë se është një realitet ku duhet të sjellim ndryshim”, nënvizon Deshati. Ai si institucion shprehet se e ka kërkuar këtë bashkëpunim. Por kërkesa dhe tentativa konkrete paraprake ka pasur vetëm nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që mirë do të ishte të ishin gjithë njësitë vendore. “ Është e paparanueshme që deri më sot nuk kemi një subjekt që të ketë kërkesa të tilla. Duhet punë më e madhe nga institucionet vendore.” Çdo subjekt nuk e mirëpret masën administrative, masën me gjobë. Duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet, sepse nuk kanë informacion. Qëllimi i Inspektariatit të Mjedisit nuk është të vërë gjoba. As ne nuk jemi në pozita të mira kur plotësojmë gjobë, por s’mund të jemi indiferentë. Meqë jemi në sezon turistik, puna më e madhe do të jetë atje, por ky aksion nuk do të ndalet këtu, as kur të mbyllet sezoni turistik. Derisa gjithë institucionet të bëhen të gjithë bashkë me qëllim që dukuri të tilla dhe me ndërhyrjet tona t’i minimizojmë sa më shumë, citon Shekulli. “Plazhet krahasuar me vitet e tjera, janë qytetarët shqiptarë që përditë konstatojnë se ndryshim ka. Ne jemi të pakënaqur si për mbetjet urbane, ndotjen nga ujërat e zeza, por këtë vit kemi një sezon më të mirë falë investimeve nga institucione qendrore dhe lokale.”, u shpreh Deshati. Sipas tij, në Durrës falë investimeve në rrjetin e kanalizimeve ka dalë nga harta e ndotjes plazhi i Currilave. Është bërë investim i madh në zonën nga vilat qeveritare te Përroi i Agait, një investim i madh për ujërat e zeza. Një nismë e drejtpërdrejtë e kryeministrit të Shqipërisë. “Ne kemi nevojë për denoncimet nga qytetarët, si aktorë shumë të rëndësishëm. Çdo qytetar shqiptar në ambientet e tyre shumë të pastër, por jashtë shtëpove tona reagimin nujk e kemi të njëjtë. Sa kohë që ne pretendojmë të shkojmë drejt Europës, duhet të mësojmë të sillemi si qytetarë europianë. Që të kemi mjedis të pastër për qytetarët dhe fëmijët tanë! Plazhet pastra Sipas Deshatit, ka komuna si Shëngjin, Tale të Lezhës, kanë marrë masa shumë të rëndësishme në pastrimin dhe shërbimet. Ai tha se edhe bashki si ajo e Sarandës, kanë marrë masa për hapësirat publike të plazhit në shërbim të qytetarit. Plazheet e paprekur 100% nga ujërat e zeza janë ai i Himarës, Borshit, Dhërmiut, Lalëzit etj.