Saturday, July 7, 2012

Luis Van Gal trajneri i ri i Holandës pas dështimit në Euro 2012

Ish-trajneri i Bayern Mynih, Luis Van Gal është emëruar teknik i ri i Holandës pas dështimit të skuadrës së tulipanëve në Euro 2012. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Federatës që vendosën të emërojnë 60-vjeçarin në krye të portokallinjve pas dorëheqjes së Bert Van Marvijkut. Ndryshimi në drejtimin e kombëtares së Holandës vjen pas përfundimit të Kampionatit evropian, ku ”Tulipanët” u eleminuan që në fazën e grupeve, duke mos arkëtuar asnjë pikë. Kjo është aventura e dytë e Van Galit në drejtim të Holandës, pasi dështoi në kualifikimin e saj për në Botërorin në Japoni dhe Kore në vitin 2002. Arsyeja që drejtuesit e federatës i kanë besuar Van Gaal mendohet se është imazhi i tij prej njeriu të hekurt, që duhet t’i japë fund njëherë e mirë konflikteve që kanë lindur brenda dhomave të zhveshjes të portokallinjve dhe që patën një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rezultatet e skuadrës në Ukrainë dhe Poloni.