Saturday, July 7, 2012

Tadiç: Shtrëngimi i duarve me Thaçin, pa ndonjë rëndësi

Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare "samiti i Kroacisë 2012" që mbahet në Dubrovnik, janë takuar ish presidenti serb, Boris Tadiq me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, një takim që mediat e kanë vlerësuar si historik. Megjithaatë, Tadiq, ka thënë se shtrëëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t'i zgjidhin. "Sa për duarshtrëngimin me kryeministrin e Kosovës Thaçi, nuk ka ndonjë rëndësi historike, por është mirë që të takohen përfaqësuesit e vendeve të ndryshme e edhe përfaqësuesit shqiptarë e serbë", tha Tadiq në një deklaratë telefonike për agjencinë serbe Tanjug.rfe