Friday, November 30, 2012

Arrihet marrëveshja Thaci-Haradinaj, AAK hyn në qeveri

KOSOVE - Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës. Bisedat që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë. “Brenda dhjetë ditësh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do të marrë poste të rëndësishme në Qeveri”, ka treguar një zyrtar i afërt me dy liderët politikë në kushte anonimiteti për Express. Ai nuk ka sqaruar se si do të ndahen postet qeveritare dhe mbi të gjitha kush do të jetë Kryeministër - Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj. “Pajtimi ka ndodhur, për gjëra tjera arrihet pajtim gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ai.