Thursday, November 29, 2012

Berisha: Rita Ora, më e mirë se Madonna


Fotot e kryeministrit teksa shoqeron ne skene Rita Oren ne Tirane, tashme kane bere xhron e botes. Berisha ka dhene dhe komentin e tij per kengetaren shqiptare nga Kosova:
Të thuash që është Madona, është pak. Është diçka mes Beyonces dhe Rihanës, është e mrekullueshme, superstar”, ka thënë Berisha.
Përveç zërit të saj, R.I.P është një këngë që çon peshë zemrat e të rinjve në të gjithë botën”, theksoi kryeministri.
Ai vuri në dukje se Rita është një atdhetare e flaktë, dhe është edukuar nga një familja shqiptare, duke pohuar gjithmonë se jam shqiptare, jam kosovare.
Berisha tha se pas gjithë asaj lodhje që ishte akumuluar gjatë gjithë muajit, u shkri kur të rinjtë në shesh i gëzoheshin ritmeve të saj.
Vetë Rita Ora është shprehu mjaft e ekzaltur nga pritja që i është bërë në Shqipëri. Pas mbylljes së performancës së saj në Tiranë, Rita Ora ka shkruar në Tëitter, se e gjitha është e pabesueshme, ëndrra po bëhet realitet.
Pavarësisht shiut, të gjithë të pranishmit në koncert mbyllën çadrat për të festuar bashkë me yllin shqiptar.