Thursday, November 29, 2012

George Bush i vjetri, shtrohet ne spital

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush i vjetri, është shtruar për kurim në një spital në Hjuston të Teksasit. Rrjeti televiziv amerikan, NBC News, ka raportuar se 88- vjeçari Bush po trajtohet për bronkit. Gazeta "The Huston Chronicle" ka raportuar se ish- presidenti George Bush i vjetri, ka kollë kronike dhe se nuk është në rrezik për jetë. George Bush i vjetri, anëtar i Partisë Republikane, ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, prej vitit 1989 deri në vitin 1993, në periudhën gjatë shkatërrimit të komunizmit. Ai më parë ka shërbyer si zëvendëspresident i presidentit Ronald Regan, në periudhën 1981-1989.