Friday, November 30, 2012

Gjyqtari i Ilir Xhakjes sfidon prapë KLD-në, s`paraqitet në mbledhje


Gjyqtari Neritan Tabaku nuk paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke paraqitur një raport mjekësor. Kjo është mungesa e dytë që gjyqtari bën në Këshill pas mosparaqitjes në mbledhjen e mëparshme.
KLD pritet që të diskutojë masën disiplinore për gjyqtarin që liroi Ilir Xhakjan, ndërsa ministri Halimi ka kërkuar shkarkimin e tij pasi ka abuzuar me detyrën. Neritan Tabaku është gjyqtari që liroi autorin e vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

KLD ka nisur mbledhjen me diskutimet për kriteret e gjyqtarëve që do të jenë pjesë e Gjykatës Administrative në Shkallën e Parë dhe në Apel. Anëtari i KLD-së njëkohësisht dhe relatori i çështjes, Ilir Mustafaj tha se ligji është dekretuar që në tre maj dhe KLD është mbrapa me procedurat për emërimin e gjyqtarëve.