Friday, November 30, 2012

Mblidhet KLD, Nishani: Gjykata Administrative, emërimet të jenë transparente


KLD po zhvillon sot mbledhjen e radhës në Tiranë. Presidenti t Bujar Nishani ka kërkuar një proces transparent në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatave Administrative. Duke folur në mbledhjen e KLD-së, kreu i saj Nishani deklaroi se duhet të krijohet sa më shpejt trupa gjyqësore e cila të përbëhet nga gjyqtarë profesionitë dhe me integritet të lartë.
“Është e rëndërishme krijimi i trupës gjyqësore për Gjykatën Administrative. KLD-ja është e angazhuar që  procesi përzgjedhës i gjyqtarëve të zhvillohet si një proces transparent por edhe të ketë një vlerësim profesional të gjyqtarëve. Kjo për të krijaur një trup profesionale dhe me integritet në gjykatën administrative, që do të përfshijë edhe institucione të tjera të ministrisë së drejtësisë” tha Nishani.
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka theksuar se duhet të përfundojë deri në muajin dhjetor të gjitha detyrimet ligjore për ngritjen e Gjykatës Administrative.
“Infrastruktura për Gjykatën Administrative ka përfunduar.  Dhjetori muaji i fundit që kemi në dispozicion për të përfunduar të gjitha detyrimet ligjore për Gjykatën Administrative” tha Halimi.
Ndërkohë Këshilli i Lartë i drejtësisë pritet të marrë në shqyrtim edhe kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Durrësit Neritan Tabaku.
Neritan Tabaku, gjyqtari i cili kishtë në ngarkim çështjen e Ilir Xhakjas ka refuzuar më herët edhe paraqitjen në Prokurorinë e Tiranës.
Gjyqtari i pezulluar dyshohet se ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Ndërkohë, në mbledhjen e datës 5 tetor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i hoqi imunitetin dhe pezulloi nga detyra gjykatësin, Neritan Tabaku.
Vendimi u mor me kërkesë të prokurorisë pasi kjo e fundit e ka regjistruar emrin e gjyqtarit në regjistrin e çështjeve penale për dyshimet se ai mund të ketë shpërdoruar detyrën.