Thursday, November 29, 2012

Ministria e Jashtme Greke: Deklaratat e Berishës, rrezik për Ballkanin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke duke folur për anulimin e vizitës së ministrit të jashtëm grek Avramopulos në Tiranë, tha se Greqia do të punojë për forcimin e marrëdhënieve me fqinjët. Zëdhënësi grek ka vlerësuar se nacionalizmi është rrezik për rajonin dhe Ballkanin, zëdhënësi grek ka thënë se për deklaratat e kryeministrit shqiptar është kërkuar sqarim. "Liderët politikë duhet të shohin 100 vjet para dhe jo 100 vjet pas" mësohet të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme greke Delavekuras. Ai bëri me dije se pala greke ka kërkuar përgenjeshtrim të deklaratave të kryeministrit Sali Berisha.