Friday, November 30, 2012

Përgjimet, Krasniqi: Thaçi, Grabovci e Lushtaku të kërkojnë falje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar sot nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe shefi i Grupit parlamentar, Adem Grabovci, që të kërkojnë falje publike për ofendimet që ia bënë atij, e të cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave qe u publikuan një ditë më parë. Ai ka thënë se nuk është ofenduar Jakup Krasniqi, por është ofenduar Kryetari i Kuvendit të Kosovës.