Friday, November 30, 2012

Skolari: Ronaldo është më i mirë se Messi

Trajneri i ri i Brazilit, Felipe Skolari nuk ka pikë dyshimi kur bëhet fjalë se kush është më i mirë nga dy futbollistët më të mirë të planetit, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. “Kristiano është më i mirë. Ai është futbollist më i kompletuar se sa Mesi dhe më i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë Skolari, i cili ka bashkëpunuar me Ronaldon në kombëtaren e Portugalisë. Nën drejtimin e tij kombëtarja portugeze arriti deri në finale të Evropianit dhe në gjysmëfinale të Botërorit. “Arritja e atyre dy rezultateve me Portugalinë ishte shumë më e rëndësishme se sa të fitosh 20 tituj kampioni në kampionatet kombëtare me ndonjë skuadër”, ka shtuar Skolari. FIFA, të enjten, ka publikuar listën e tre kandidatëve për çminin ”Topi i Artë”, kurse krahas Mesit dhe Ronaldos bënë pjesë edhe Andres Iniesta.