Friday, November 30, 2012

Tiranë, burri tenton të vrasë gruan, policia parandalon ngjarjen


Policia ka parandaluar një krim brenda familjes sot në Tiranë. Ngjarja është ndalur në kohë nga policia.

Policia tha se është arrestuar 48-vjeçari Tafil Cani pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 40-vjeçare.
Mësohet se burri ka tentuar ti marrë jetën gruas së tij duke u përpjekur ta vrasë me armë zjarri, pas një grindje që cifti ka pasur në banesën e tyre në zonën e Don Boskos.

Ngjarja është parandaluar në kohë nga efektivët e policisë të cilët ishin sinjalizuar për të shtëna armësh ën këtë zonë.
Pasi prangosën burrin që kërcënonte se do vriste gruan, është kryer dhe një kontroll në banesë. Nga kontrolli u gjetën arme zjarri pa leje në banesë. Sipas policisë janë sekuestruar armë luftarake, automatikë, granata ushtarake, ndezës dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe krehëra auto për mbajte fishekësh.