Friday, November 30, 2012

Tiranë, hidhet në rrugë e braktisur foshnja 4-muajshe

Një foshnje 4-muajshe është braktisur mesditën e të premtes në Tiranë. Sipas policisë, foshnja e seksit mashkull është gjetur në Sauk, në një karrocë, pranë një shkolle private.
Në të është gjetur dhe një letër ku shkruhej "S'mundem". Letra mendohet të jetë lënë nga nëna e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e prindërve të foshnjes.