Saturday, January 5, 2013

Durrës, vidhte babain, arrestohet 19-vjeçarja

Policia e Durrësit ka arrestuar Fatma Buziu, 19 vjecarja akuzohet për vjedhjen e një shume të madhe parash kundrejt babait të saj. 19 vjecarja dyshohet se në periudhën korrik -dhjetor te vitit 2012, në një kasafortë që gjendej në banesën e babait të saj ka vjedhur shumat prej 88 mijë franga zviceriane dhe 4 milionë lekë të reja. Denoncimi është bërë nga i ati i 19 vjecares, i cili dyshonte se e bija i vidhte paratë. Në cilësinë e provës materiale kësaj shtetaseje iu bllokua shuma prej 6 milionë lekë të vjetra. Materialet për veprën penale të vjedhjes në shuma te mëdha iu kaluan prokurorisë së rrethit Durrës.