Saturday, January 5, 2013

Vjedhja në SHBA, Akademia e Shkencave “ngrin” Kosta Barjabën

Akademia e Shkencave ka pezulluar statusin e akademikut për Kosta Bajrabën, pas akuzave për vjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një njoftimi për mediat, Akademia e Shkencave njofton se vendimi mbështetet në raportin e policisë amerikane, që e akuzon zotin Bajraba, bashkëshorten dhe vajzën e tij për vjedhje në një supermarket. Kryetari i Akademisë së Shkencave zoti Gudar Beqiri thekson se Akademia e Sheknecave e ka pezulluar nga çdo aktivitet Bajrabën, duke e konsideruar aktin e tij të turpshëm dhe i papranueshëm. Ndërkaq në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se: “Kryesia e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë mbështetur në informacionin e marrë nga mediat dhe Raporti i Departamentit të Policisë së Paolo Alto-s, SHBA, duke e konsideruar të papranueshëm, të turpshëm dhe në kundërshtim me moralin akademik, aktin e kryer nga z.Kosta Barjaba, në mbledhjen e saj të datës 5 janar 2013, vendosi të ngrijë qenien e tij si Akademik i Asociuar i ASHSH.”- thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.