Thursday, April 25, 2013

Berisha: Komision hetimor për dhunën ndaj Cekës. Ruçi: Ai, diplomati që fyeu Papën


Kryeministri Sali Berisha kërkon komision hetimor parlamentar për të zbardhur dhunën e ushtruar sipas tij, nga kryesocialisti Edi Rama ndaj diplomatit Egin Ceka.

Berisha dënoi publikisht dhunën e ushtruar nga kryesocialisti Rama ndaj diplomatit Egin Ceka. Ai kërkoi ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për të zbardhur ngjarjen.
Berisha i bëri këto deklarata në Kuvend ku përmendi edhe precedentë të tjerë të dhushëm të Ramës.
Replika erdhi nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili hodhi poshtë akuzën dhe mbrojti Ramën për tezën e tij mbi nepotizmin në diplomaci.
Ruçi tha se theksoi se diplomati Egin Ceka duhej të ishte shkarkuar për ofendimet që ka shprehur ndaj Papës.
Por për kryeministrin Egin Ceka është një diplomat i ri dhe i përgatitur, dhe dhuna ndaj është dhunë ndaj të gjithë diplomacisë shqiptare.