Friday, April 26, 2013

Greqi, arrestohet shqiptari, abuzonte seksualisht me dy vajzat

Policia greke ka vënë në pranga një 54 vjeçar shqiptar në Hania të Kretës në Greqi. Sipas policisë, shqiptari ra
për abuzim me vajzat e tij të mitura dhe për dhunë në familje.  Forcat e rendit thanë se 54 vjeçari nga Shqipëria u arrestua pas akuzave se ka abuzuar seksualisht dy vajzat e tij 11 dhe 16 vjeç dhe ka rrahur djalin 20 vjeçar.

Veprimet i 54 vjeçarit janë zbuluar kur vajza e tij më e madhe iu ka treguar shoqeve të saj situatën që përjetonin në familje, ajo, motra dhe vëllai.  Vajza më pas ka denoncuar në polici, duke thënë se së bashku me motrën janë abuzuar sistematikisht nga babai.

Hetimet paraprake pas arrestimit zbuluan se 54 vjeçari rrihte edhe të birin 20 vjeçar ndonjëherë edhe në prani të nënës 49 vjeçare.  Sot i arrestuari u dërgua në prokurori, ndërsa fëmijët do të marrin ndihmë psikologjike.