Thursday, April 25, 2013

Gwyneth Paltrow, femra me e bukur ne bote!


Gwyneth Paltrow është përzgjedhur si femra me e bukur e vitit. Vlerësimi për aktoren 40- vjeçare është bere nga revista prestigjioze “People” e cila per 2013 ka vendosur qe kurorën e bukurisë ta ndaje mes aktores Paltrow dhe këngëtares Beyonce.
“Sinqerisht mendova se dikush po me bente një shaka. E lexova e-mailin disa here dhe mendoja me vete, s’mund te jete e vërtete, unë femra me e bukur ne bote? Ndihem krenare dhe e lumtur sepse kopertina e People përfaqëson kulturën amerikane dhe me gjere”.
Prej disa vitesh 40-vjeçarja Paltrow, nene e dy fëmijëve 7 dhe 8 vjeç, është shkëputur nga kinematografia megjithatë fiziku i saj mbetet mbreselenes. Ne listen e revistës People renditen me pas femrat me te njohura te showbizit botëror si Jennifer Lawrence, Drew Barrymore, Jennifer Lopez, Kerry Washington etj.