Friday, April 26, 2013

Kasilas: Mardhënia ime personale me Murinjon është problematike

Portieri i Real Madridit, Iker Kasilas, ka deklaruar se raportet e tij profesionale me Zhoze Murinjon janë të mira, por ka
pranuar se nuk kanë ndonjë miqësi jashtë klubit. Kasilas e humbi pozitën e titullarit në skuadrën madrilene pas lëndimit, duke u zëvendësuar nga Diego Lopez.
“Unë dhe Murinjo kemi marrëdhënie pune me plot respekt, por kështu nuk ndodh edhe në jetën private. Sidoqoftë Reali është mbi të gjitha për ne. Gjithmonë jam në dispozicion të trajnerit dhe jam i gatshëm për ta mbrojtur portën, por për këtë vendos dikush tjetër”, ka theksuar Kasilas.
Ai ditët e fundit ka pasur probleme edhe me tifozët e Realit, të cilët e akuzojnë se ai është njeriu që i bartë informacionet për raportet jo të mira në kampin madrilen nëpërmjet të dashurës së tij, Sara Karbonero, e cila është gazetare e sportit.
“Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Unë jam që 22 vjet në Real, kurse në skuadrën e parë jam që 14 vjet”, ka shtuar Kasilas.