Friday, April 26, 2013

Konflikti në Fier, burri kap mat gruan duke bërë seks me 18-vjecarin

Kap gruan në flagrancë duke bërë seks fqinjin, 45-vjeçari denoncon në polici. Ndërsa dy
bashkëshortët kanë shkuar për ballafaqim, janë konfrontuar ashpër me njëri-tjetrin para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit.
Ndërhyrja në kohë e bluve ka shmangur një krim të mundshëm. Burime nga policia lokale pohojnë se 10 ditë më parë, Artur L. nga fshati Seman i këtij rrethi është kthyer më shpejt nga puna se herët e tjera. Sapo është futur në banesë ai ka gjetur bashkëshorten e tij 41-vjeçe duke bërë seks në dhomën e gjumit me fqinjin e tyre 18-vjeçar. I terrorizuar nga tradhtia e së shoqes, 45-vjeçari e përzë nënën e dy fëmijëve të tij nga shtëpia. Ndërkohë, paraditen e djeshme, Arturi i shoqëruar nga motra e tij ka shkuar në polici për t'u ballafaquar me gruan. Kjo e fundit shoqërohej nga vëllai i saj. Në momentin që janë gjendur përballë njëri-tjetrit tek porta e ndërtesës së bluve, dy palët janë konfrontuar. Motra e 45-vjeçarit i ka thënë kunatës: 'Moj putanë, si s'të vjen turp, ku i le dy fëmijët moj, dhe s'mendove për ta?!' Kaq është dashur dhe Arturi ka kapur me forcë për krahu bashkëshorten e tij. Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar për gjysmë ore 45-vjeçarin. Motra e këtij të fundit rrëfen ngjarjen.
Si ka ndodhur ngjarja?
Vëllai im është i martuar dhe ka dy fëmijë me atë gruan që po debatonim. Ai punon tokat nga mëngjesi në darkë. Ajo rrinte në shtëpi, bënte punët e shtëpisë, por mbante edhe dy fëmijët. Ajo na kish zënë dashnor "Gjinon", komshinë 18 vjeç. Para 10 ditësh, vëllai u kthye më shpejt nga puna dhe e gjeti të shoqen në dhomën e gjumit duke bërë seks me fqinjin adoleshent. Pasi ka debatuar, e ka përzënë gruan nga shtëpia.
Sot (dje) përse keni ardhur në polici?
Vëllai do të bëjë divorc, por gruaja e tij nuk do. Ajo iku nga shtëpia dhe dy fëmijët ia la vëllait tim. Pra do bënim ballafaqim, ndaj erdhëm në polici.
Çfarë kërkoni?
Të mos ma mbajnë vëllanë në polici, pasi është njeri i urtë e punëtor. Punon nga mëngjesi në darkë për familjen, ndërsa gruaja e tij ia dridhte me "Gjinon" 18-vjeçar. Ajo mendon se ai 18- vjeçari do martohej me të. Pika që si bie! Ai është djalë i ri dhe nuk e merr atë. Gazeta shqiptare