Friday, April 26, 2013

Lezhë, ekzekutohet me armë 65-vjecari pranë banesës

Një person është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë. Sipas burimeve të policisë lokale, msohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë, ndërsa viktima është shtetasi Marash Ndreu 65-vjec.

Policia ka thënë se viktima është qëlluar me armë sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa shkak i vrasjes është bërë një grindje i vjetër me persona të tjerë.

Viktima ka mbetur i plagosur por më pas ka humbur jetën pas transportimit në spital. Policia ka etiketuar disa të dyshuar për ngjarjen, por ende nuk është ndaluar autori.