Thursday, April 25, 2013

MPJ: Rama rrahu djalin e Neritan Cekës në Austri. PS: Akuzat qesharake


Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka bërë me dije se ka pasur një incident mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, në Vjenë.

Lajmi u publikua fillimisht nga disa media ku u tha se Rama është konfliktuar me Egin Ceka, djali i ambasadorit tonë në Itali, Neritan Cekës, për komentet e zymta që ka bërë në lidhje me realitetin dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka konfirmuar incidentin mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, në Vjenë. Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me akuzat e Ministrisë së Jashtme duke shprehur keqardhje për nivelin banal ku ka rënë institucioni.

Incidenti ka shkaktuar akuza dhe debate të ashpra edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, pasi me një ton të ashpër kryeministri Berisha akuzoi kryesocialistin Rama për dhunë shtazore duke kërkuar hetim parlamentar.
Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi kërkoi shkarkimin e diplotamtit Egin Ceka. Berisha dhe Ruci sollen ne Kuvend, secili prej tyre versionin, si ndodhi ngjarja ne Vjene.
DIPLOMATI: NUK KAM KOMENTE PËR NGJARJEN
Diplomati Egin Ceka në një prononcim për Neës 24, deklaroi se për incidentin e tij me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama reagoi zyrtarisht Ministria e Jashtme.
“Nuk i bëj asnjë koment ngjarjes, respektoj kodin e punës”, ka komentuar shkurt diplomati Ceka duke shmangur komentet e tepërta.