Friday, April 26, 2013

Presidenti i Serbisë: Gjunjëzohem e kërkoj falje për krimet në Bosnje

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ka thënë se ”i vjen keq për të gjitha krimet e kryera ndaj boshnjakëve”.

“Gjunjëzohem dhe kërkoj falje në emër të Serbisë për krimin që është kryer në Srebrenicë. Kërkoj falje për krimet, të cilat në emër të shtetit tonë dhe popullit tonë, i ka kryer cilido individ”, ka thënë Nikollic.
Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Televizionin në Bosnjë, e cila do të transmetohet më 7 maj.
Nikolic, po ashtu, ka thënë se për të, serbët në Republika Sërpska janë boshnjakë, “edhe pse disa prej tyre nuk duan që të quhen ashtu”.
Nikolic, në fillim të mandatit të tij si president, ka thënë se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid, por krim i rëndë lufte.