Thursday, April 25, 2013

Sajmir Tahiri publikon në FB fotot e Flamur Nokës me shoferin e Arben Frrokut


Deputeti socialist, Saimir Tahiri publikoi në rrjetin social “Facebook” disa imazhe të ministrit të Brendshëm Flamur Noka , teksa takohet në një lokal me shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.

Në foto pretendohet se është ministri Flamur Noka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

“Foto e Ministrit Nul Moka, duke pire kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, te dyshuarit kryesor te Policise per vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Bashke me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv. M. Nderkohe qe Vlashi eshte dhe i aferm i Arben Frrokut. Takimi eshte zhvilluar me kafen ne pronsi te vete Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Deshmoret. Pas fotos se gostis me cifteli te Kulicit dhe drejtuesve te larte te Kupoles se bashku me Arben Frrokun, keto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj Komisar Dritan Lamajt ka qene e organizuar nga maja e piramides se kupoles se policise.

Ministri ka detyrimin publik te dali e te jape llogari:
1. A eshte diskutuar per Arben Frrokun ne ate tavoline?
2. A kompromentohen hetimet per vrasjen e Dritan Lamajt nga keto takime?
3. Cila eshte lidhja e Mul Mokes dhe Ristanit me shoferin dhe kusheririn e Arben Frrokut?- shkruan Tahiri ne FB.