Friday, April 26, 2013

Tiranë, vrasësit ndjekin ish-boksierin në pallat, e vrasin me 7 plumba

Vritet me armë zjarri në Tiranë ish-boksieri, Adrian Levanti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Unazës së Re’ mesnatën e së enjtes në minutat e para të së premtes.

Policia tha se vrasja ka ndodhur në katin e shtatë të një pallati kur Levanti banonte në katin e dytë të së njëjtës godinë. Ai mësohet se u detyrua të ngjitej në katin e sipërm pasi po ndiqej nga autorët.

Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi para disa ditësh vëllai i viktimës ka plagosur një person. Ngjarja ka tmerruar banorët e pallatit, një pjesë e të cilëve kanë dalë jashtë të alarmuar.

Në vendngjarje ka forca të shumta policie, ndërsa kjo e fundit ka shoqëruar dhjetëra dëshmitare dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona,e me sakte dy vëllezër që mund ti kenë kryer atentat ish-boksierit. Por për arsye hetimi nuk jepen shumë të dhëna për identitetet e tyre.
Policia ka bërë me dije se inicialet e njërit prej autoreve të dyshuar janë Z.Gjini.