Wednesday, November 20, 2013

Aksidenti, Ministria e Brendshme konfirmon vdekjen e deputetit Sokol Olldashi

TIRANE – Ministria e Brendshme konfirmon vdekjen e deputetit Sokol Olldashi ne aksidentin e rende te ndodhur mbremjen e te merkures.
Sipas Ministrise se Brendshme, deputeti 41 vjecar ka gjetur vdekjen teksa ka qene ne drejtimin e mjetit ndersa trupi i tij eshte nxjerre me veshtiresi te medha nga makina.
--------------------
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të PD, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti i deputetit democrat Sokol Olldashi.
Ngjarja e rëndë ka sjellë edhe sensibilizimin e deputetëve të PS, të cilët edhe ata të shumtë në numër kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Policia zyrtarisht konfirmon se deputeti i PD, është plagosur rëndë dhe në rrezik për jetën pa konfirmuar ende të dhënat që janë duke u transmetuar në median televizive.
Ngjarja e rende ka ndodhur prane lapidarit te Krrabes rreth ores 21.40 te mbremjes se merkure. Dyshohet paraprakisht se shkak i ngjarjes ka qene lageshtira ne rruge dhe terreni i paqendrueshem per kete aresye.
Operacioni i policise per dhenien e ndihmes ndaj te demtuarve te aksidentit po ndiqet edhe nga Ministri i Brendshem Saimir Tahiri qe ndodhet ne vendin e ngjarjes.

Kush ishte Sokol Olldashi
Datëlindja: 17.12.1972
Edukimi:
1995-  Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
2004- Kolegji i Mbrojtjes pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar).
Diplomuar me "Medalje të Artë" - shkolla e mesme e përgjithshme "Naim Frashëri", Durrës.
Veprimtaria profesionale:
Profesioni: Jurist
1999-2001: Kryeredaktor në Televizionin ATN1
1995-1999: Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën "Albania"
1994-1996: Reporter pranë ATSH-së.

Veprimtaria politike:
2002: Kryetar i Forumit Rinor të PD-së.
maj 2005 - maj 2009: Kryetar i PD-së së Tiranës.
2001-2005: Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores.
 Anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme.
Kryetar i Komisionit Hetimor për shqyrtimin e ligjshmërisë së përdorimit të fondeve në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës si dhe zbatimin e ligjshmërisë për zhvillimin urbanistik në Tiranë.
2005-2007: Ministër i Brendshëm
2007-Shtator 2013: Ministër i Punëve Publike dhe Transportit.
Zgjedhur në:
Zgjedhur në legjislaturat: V, VI, VII, VIII.
Qarku: Durrës
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PD
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar. Komisioni për Çështjet Ligjore, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.