Wednesday, November 20, 2013

Benitez: Napoli duhet të reagojë si duhet ndaj Parmës!

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, e pranon se është duke menduar për dy sfidat shumë të rëndësishme që skuadra e tij do t’i zhvillojë në Ligën e Kampionëve, ku do të vendoset edhe fati i saj në garën elitare të Evropës. Megjithatë, ai kërkon një reagim pozitiv kundër Parmas pas humbjes nga Juventusi.
 “Kundër Borussia Dortmundit do të jetë një ndeshje e rëndësishme por ndoshta vendimtar do të jetë takimi kundër Arsenalit. Këta janë dy 90 minutësha me peshë të madhe, prandaj kërkoj që skuadra të jetë 100 % e gatshme të zbresë në fushë me shpirtin e duhur.
Besoj se të gjithë janë të kënaqur me punën që po bëjmë sepse këtë e tregon fakti që po luajmë mirë. Por përpara se të mendojmë për Ligën e Kampionëve dua një reagim të qartë kundër Parmas sepse ndaj Juventusit gabuam shumë”, ka theksuar Benitez.