Wednesday, November 20, 2013

Braziljanja nxjerr në shitje virgjërinë për herë të dytë, 1 mln dollarë

Studentja braziliane, e cila tërhoqi vëmendjen e gjithë botës pasi shiti virgjërinë për 580 mijë euro ka vendosur ta përsërisë këtë veprim.
Ajo pretendon se fituesi i ankandit të parë nuk konsumoi me të marrëdhënie seksuale duke e lënë të paprekur.
Sipas mediave, vajza 21-vjeçare Catarina Migliorini ka vendosur që të nxjerrë së dyti në ankand virgjërinë për 80 mijë euro, edhe shpreson që vlera të tejkalojë 1 milionëshin.
Shitja e parë e virgjërisë së vajzës, e cila pretendoi se do të shpenzonte paratë për të ndërtuar shtëpi për veten dhe të pastrehët në lagjet e varfëra të qytetit ku jetonte u shndërrua në objekt të një dokumentari australian.
Fituesi i ankandit të parë ishte një shtetas japonez.