Wednesday, November 20, 2013

Humb 10 kg në peshë, i shton të nesërmen përsëri

Një person humbi 10 kilogram në një ditë. Kjo ishte një endërr e bukur që zgjati fare pak pasi i njëjti person i shtoi kilogramët të nesërmen.

protagonisti i ngjarjes është Ross Edgley, një instruktor sporti. Ai rrëfeu në "Daily Mail" historinë e tij, i nxitur nga dëshira për të treguar se dietat e përqendruara tek humbja e dhjamit janë të gabuara.

Ai tha se pesha trupore varet edhe nga një seri elementësh të tjera, mbi të gjitha uji.

Me një dietë pa karbohidrate dhe kripë, bashkuar me sauna e banjë me minerale kripore, i riu arriti të humbiste plot 11 kilogramë brenda një ditë.