Wednesday, November 20, 2013

Rama vizitë në Londër, takohet me homologun David Cameron

Londer - Kryeministri Edi Rama ndodhet per vizitë zyrtare në Londër. Ai e ka nisur kete vizite me një takim me homologun britanik Cameron, me të cilin bisedoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve.

Kryeministri Rama dhe homologu i tij britanik biseduan edhe marrëdhëniet bilaterale, të cilat i cilësuan si të shkëlqyera.

Burimet zyrtare thane se Rama e njohur homologun Cameron me punën e qeverisë së tij ndërsa theksoi angazhimin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Nga ana e tij kryeministri britanik, pasi e uroi Ramën për detyrën e re, e garantoi për mbështetjen e Britanisë në procesin e integrimit evropian të vendit.
Kryeministri Rama, i shoqëruar me disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar, është nisur dje drejt Londrës.