Thursday, November 21, 2013

Sot homazhet dhe lamtumira për Sokol Olldashin, Kuvendi anulon seancën

Tirane - Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën plenare të parashikuar për ditën e sotme për shkak të ngjarjes tragjike ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi në një aksidenr rrugor ditën e djeshme.
Trupi i pa jetë i deputetit demokrat,m 41 vjec ka mbërritur mbrëmë në banesën e tij në Tiranë ndërsa sot pritet të zhvillohen homazhet e rastit.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan rreth ores 21:20. Makina, tip “Benz” me targa AA 003 HN, të cilën e drejtonte vetë deputeti ka humbur kontrollin dhe shkak ka qenë pikërisht lagështira në rrugë.
Makina ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë, ne nje lartesi 15-20 metra, në zonën e njohur si “Lapidari” në Kërrabë.
Fillimisht është raportuar për dy persona të plagosur por më pas policia edhe zyrtarisht e ka pohuar faktin se Olldashi ndodhej vetëm në automjet.
Ne oren 14.00 te dites se sotme pritet te behet percjellja e deputetit ne banesen e fundit.