Wednesday, November 20, 2013

Talenti i futbollit gjerman vritet në Siri

Ish futbollisti i përfaqësueses gjermane U17, Burak Karan është vrarë në Siri. Ai ishte njohur si një talent i madh në Gjermani, por këtë vit kishte vendosur të luftojë kundër regjimit te Asadit në Siri.
Burak Karan ishte në një përfaqësuese me yje të futbollit si Khedira e Boateng. Në vitin 2008 e kishte lënë futbollin për tu bërë  siç deklaronte  mysliman i devotshëm.
Ai kishte luajtur në skuadra si Hamburg, Hannover e Aachen. Gjashtë muaj më parë Karan u nis për Siri ndërsa para dy ditësh u gjet i vrarë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.